Ortalama: 5 kullanıcılar
BERIX L.L.C. Ready
Me mbi 10 vite përvojë, e dimë mirë një gjë: shumica e projekteve ERP nuk dështojnë për shkak të teknologjisë, dështojnë sepse sistemi konfigurohet larg realitetit të biznesit, stafi nuk e përdor, ose mbështetja mbaron pikërisht kur fillojnë sfidat e vërteta.
Ne punojmë ndryshe. Para se të prekim Odoo-n, kuptojmë si funksionon vërtet biznesi juaj, proceset, pengesat dhe mënyrën si punojnë njerëzit tuaj çdo ditë. Vetëm pastaj e ndërtojmë sistemin: jo një konfigurim standard, por një zgjidhje që i përshtatet mënyrës suaj të punës dhe që ekipi juaj e përdor me besim që ditën e parë.
Ju shoqërojmë në çdo hap, nga analiza e proceseve, te konfigurimi dhe personalizimi i Odoo-s, integrimet me sistemet ekzistuese, migrimi i të dhënave dhe trajnimi i stafit. Dhe nuk zhdukemi pas nisjes: qëndrojmë pranë jush që Odoo të mbetet një mjet që rrit produktivitetin, automatizon operacionet dhe mbështet rritjen tuaj në kohë.
Misioni ynë është ta shndërrojmë potencialin e Odoo në rezultate konkrete për biznesin tuaj.
Referanslar
Zoom Growth është një kompani marketingu dhe teknologjie që ndihmon bizneset SMB dhe personal brands të rriten përmes sistemeve të automatizuara dhe strategjive të bazuara në rezultate. Në qendër të modelit tonë qëndron GROWO — platforma jonë që gjeneron kontent ditor, automatizon marketingun dhe mbështet strategjitë e rritjes e të shitjes. Me disa vite veprimtari në treg dhe një themel të ndërtuar mbi eksperiencë reale në botën dixhitale, ne ofrojmë jo thjesht shërbime, por sisteme që kthejnë pranin online në rritje të matshme.
Sistemi Odoo i Zoom Growth është implementuar nga Berix — Enterprise Solutions dhe përbën një nga referencat më cilësore në treg. Berix nuk konfiguroi thjesht një softuer por ndërtoi shtyllën operacionale të kompanisë: nga menaxhimi i klientëve dhe automatizimi i proceseve, te rrjedhat e punës dhe raportimi. Rezultati është një sistem i unifikuar dhe i shkallëzueshëm që e kthen kompleksitetin operacional në qartësi e kontroll, një implementim i nivelit më të lartë, standardi që Berix sjell në çdo projekt.